Futbolli shqiptar solidarizohet me Ukrainën që prej rreth 4 muajsh është në luftë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin. Federata Shqiptare e Futbollit prej kohësh ka hyrë në kontakte me drejtues së asaj ukrainase për të parë mënyrrën sesi mund të japë ndihmën e saj në drejtim të futbollit të këtij vendi.