Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Matit, Suzana Pasha, një ish socialiste votoi rreth orës 10:30 minuta. Ajo tha se vazhdon të jetë socialiste, ndonëse idetë e saj me pjesën tjetër të partisë në këtë bashki u ndanë për kandidaturën. PS kandidon në këtë bashki me Altin Bojnin, ndërsa PD mbështet kandidatin e pavarur Eduart Brahimlikën.