Sekretariati i Partisë Socialiste po zhvillon takime me degët në çdo qark të vendit, të cilat do i paraprijnë punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm. Burime pranë selisë rozë shprehen se nuk është vendosur ende një datë fikse, por parashikohet që në fillim të muajit nëntor të mblidhet kongresi i kësaj force politike.