Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga çdo seancë apo mbledhje që zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi është marrë këtë të enjte dhe vjen pas incidentit të ndodhur në Komisionin e Ligjeve, ku Bardhi pas një debati me kryetaren e Komisionit, i hodhi asaj mikrofonin.