Partitë Politike ende nuk kanë një listë zyrtare me emrat e kandidatëve për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjet për të cilin do të zhvillohen në 25 prill. Vetë kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama nuk ka vënë ende pikat mbi i për emrat, edhe pse janë zhvilluar disa takime, janë marrë shumë propozime. Çdo të hënë, në mbledhjen e shtabit elektoral bëhen bilance, ku objektivi është ruajtja e të gjitha mandateve që PS ka marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.