Prek Kodra është në listën e 21 masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK, një person që akuzohet se ishte pjesë e një plani për ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës lbin Kurti. Roli i tij ka qënë pikërisht ai i vrasësit, për shkak se ishte një njohës shumë i mirë i përdorimit të armës së zjarrit snajper, ku qëllimi që kishte ishte destabilizimi politik i Kosovës. Dyshohet se fillimisht ishte planifikuar të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti, ndërsa pas kësaj planisfikohej vrasja e Albin Kurti për t’u dukur si një veprim hakmarrës.