Në Manastirin e Graçanicës u mbajt festa e "Vidovdanit". Serbët u mblodhën që në orët e para të mëngjesit, teksa në bluzat e shumë të rinjve serbë kishte mbishkrime nacionaliste si "Nuk e japim djepin e Serbisë". Për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë nuk u organizua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës. Ndërkohë që ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it ishin në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e situatës.