Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke folur gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, ai thotë se në fillim e ka mirëpritur këtë iniciativë edhe si mënyrë për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por se tani është skeptik. “Kam parë se ka shumë kundërshtime. Në fillim kjo iniciativë më është dukur shumë efikase”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani.