Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë vend të mbrohet nga agresioni rus, tha Kryeministri sllovak Eduard Heger. Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që ta furnizojë atë me pajisje të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar në përballjen me sulmin rus që vazhdon prej dy muajsh.