Një nga grupet më të mëdha të trafikimit të drogës në Belgjikë, do të dalë përballë organit të akuzës të martën e 6 nëntorit. Banda kriminale është zbuluar falë përgjimeve të bisedave në aplikacionin Sky. Mediat belge bëjnë me dije se në bankën e të akuzuarve do të jenë 129 të dyshuar, shumë prej tyre janë shqiptarë. Ndërkohë 47 prej tyre ndodhen ende në paraburgim, në pritje të gjykimit.