Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps konfirmoi se Britania është në bisedime për t'iu bashkuar sistemit të ri të mbrojtjes ajrore të Evropës, i cili do të ndalte sulmet me raketa dhe dron nga armiq si Rusia. Sekretari i Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar është në fazat e hershme të punës me aleatët e saj evropianë rreth asaj se si mund të duket një "mburojë qielli". Deklarata e tij vjen pas thirrjeve nga kreu i Forcave të Armatosura, Admirali Sir Tony Radakin, se Britania do të kishte nevojë për një mbrojtje raketore si ai i Izraelit, 'Iron Dome', në të ardhmen.