SKY express, kompania ajrore greke e vlerësuar së fundmi me çmimin “Linja Ajrore e Vitit 2025” vijon të luajë një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në këtë kuadër, SKY express organizoi një event takimi mes biznesesh në Tiranë, duke vënë në pah rëndësinë e lidhshmërisë ajrore. Eventi u organizua në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri.