Shkon në 105 numri I të ndaluarve nga operacioni antidrogë në fshatin Drenovicë të njësisë administrative Kutalli e Beratit. Mes të ndaluarve, 95 prej tyre janë gra jo vetëm nga zona por edhe nga qytete e varfra të veriut të Shqipërisë, shumë larg Beratit, nga Kamza, Shkodra e qytete të tjera nga veriu që ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. Në këtë megaoperacion janë përfshirë 6 grupe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një grup nga forcat special RENEA.