Papa Françesku tha se kënaqësia seksuale është “një dhuratë e Zotit”, por që duhet “disiplinuar me durim”. Ai paralajmëroi kundër pornografisë, për të cilën tha se sillte "kënaqësi pa marrëdhënie" dhe mund të çonte në varësi. Papa foli gjatë një audience të mërkurën në Vatikan. Fjalimi, pjesë e një serie predikimesh mbi veset dhe virtytet, u fokusua në atë që Papa e quajti "demoni i epshit".