Një stil që I kishte dhënë rezultat për 29 vjedhje, duket se nuk do të funksionojë më për një hajdut shqiptar në Selanik. Të paktën për aq kohë sa do të qëndrojë I mbyllur në burgjet greke. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor, I cili ishte kthyer në makth për të moshuarit. Mediat greke raportojnë se i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa, teksa akuzohet për të paktën 29 grabitje të tilla.