Një shtetas shqiptar me origjinë nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi. Shqiptari i identifikuar si Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy vjedhjeve në Athinë.