Teksa skuadra rrezikon rënien një kategori më poshtë, Skënder Gega shihet si shpresa e vetme për Skënderbeun. Tekniku 58-vjeçar është vendosur në krye të skuadrës bardhekuqe. Misioni I tij duket I vështirë parë se Skëndrbeu po kalon një formë aspak të mirë. 17 pikë në 24 javë kanë grumbulluar ujqërit e dëborës, duke u renditur në vendin e fundit. 4 humbje në 5 javët e fundit kanë bërë që drejtuesit e klubit korçar të shkarkojnë Migen Memellin.