Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio përveç filmave të përbashkët njihen dhe për miqësinë e ngushtë me njeri-tjetrin. Kate në një intervistë së fundmi ka folur mbi rolet që ka pasur së bashku me Leonardo DiCaprio-n, të cilëve shpesh u është dashur të luajnë dhe skena erotike. Ajo është shprehur se miqësia e tyre ishte dhe ndihmë për të luajtur skenat intime në mënyrë perfekte, por njëkohësisht ishte dhe e sikletshme për të.