Prokuroria e Pukës ka shpallur në kërkim shtetasin italian Davide Pecorelli, i cili rreth dy vite më parë inskenoi vdekjen e tij, duke djegur automjetin që mori me qera, brenda të cilit u gjetën eshtra humane si dhe hapi një varr në fshatin Gjegjajn të Pukës. Organi i akuzës firmosi urdhër arrestin për bizsnesmenin Italian ndërsa mbi të rëndojnë 5 akuza, "Mashtrim", "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".