Shtatë punonjës të një institucioni janë vënë këtë të martë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për evasion fiskal. Sipas burimeve, arrestimi I tyre erdhi si pasojë e një urdhri të dhënë nga prokuroria e Durrësit. Të arrestuarit janë administrator dhe punonjës firmash. Policia bëri me dije se në total janë 10 persona që u vendosën në hetim për krijimin e një skeme mashtimit me TVSH-në me vlerë 6 milionë euro.