Policia greke ka çmontuar një bandë të miturish që vepronte në Athinë dhe që ishte përgjegjëse për disa sulme dhe grabitje. Pjesë e bandës ishin edhe shqiptarë. Ajo cilësohej si një nga bandat më brutale të të miturve në Athinë e quajtur “Familja e Huliganëve Kolonos”. Tre të mitur, një 15-vjeçar rumun , një 17-vjeçar shqiptar dhe një 16-vjeçar grek, u arrestuan si pjesë e një operacioni të koordinuar nga ana e punonjësve të policisë.