Qeveria peruane është përfshirë në një skandal prej 15 marsit, kur presidentja Dina Bolluarte u fotografua me ora të ndryshme luksoze gjatë kohës që ishte në qeveri në vitet 2021 dhe 2022. Ky skandal duket se ka shkuar edhe më tej, duke sjellë dorëheqjen e gjashtë prej 18 ministrave të qeverisë së Perusë. Njoftimi për dorëheqje është publikuar të hënën për shkak të hetimit ndaj Presidentes Dina Bolluarte lidhur me pronësinë e saj të supozuar të orëve Rolex.