Cështja Rubiales është shumë larg mbylljes së saj. Në fakt skandalit të futbollit të femrave në spanjë i shtohet një kapitull i ri. Futbollistja e kombëtares së vendit iberik, Jennifer Hermoso dëshmoi në prokurorinë e Përgjithshme dhe formalizoi denoncimin e saj kundër presidentit të pezulluar të Federatës Spanjolle të futbollit, Luis Rubiales për gjestin e puthjes së këtij të fundit ndaj saj në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së botës pas finales me Anglinë