Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, pasi akuzohet për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura. Hetimet tregojnë se ai ka kryer marrëdhënie seksuale për një periudhë prej katër muajsh me vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së tij. Denoncimi u bë fillimisht nga vetë e mitura pranë psikologes së shkollës, e më pas rasti kaloi në polici.