Deputeti i partisë demokratike Ervin salianji, ka kundërshtuar faktin që Niko Peleshi është riemëruar sërish si ministër I mbrojtjes. Sipas tij, Peleshi duhet të jetë përpara drejtësisë, pasi ai gjatë kohës kur ka qenë ministër I bujqësisë, ka helmuar qytetarët me një pesticid të rrezikshëm të quajtur Silicon Mix. Përmes një postimi të bërë në Facebook, Salianji u shpreh se Peleshi rrëzoi një urdhër të AKU dhe lejoi të hidhej në treg 4600 kg kimikat “Silicion Mix”, një kimikat i konsideruar i rrezikshëm nga ekspertët.