Sipas të dhënave zyrtare Vlora gjeneron rreth 54 mijë ton mbetje në vit, ndërsa ekspertët flasin për një shifër të frikshme që vendosen në këtë venddepozitim ilegal në zemër të Vlorës. Bashkia e Vlorës është një ndër përfitueset më të mëdha të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të projekteve të Rilindjes Urbane dhe programit të zhvillimit të rajoneve me rreth 80 milionë euro financime. Por, kaq shumë para’ duket se nuk kanë mjaftuar që kjo bashki të gjejë zgjidhje për mbeturinat.