Opozita kërkon një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama sa i takon transportit të mbetjeve të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Partia Demokratike, në shkresën drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali me firmën e kryetarit të grupit Gazmend Bardhi, shprehet se për këtë rast janë krijuar dyshimet se nuk është i izoluar. “Vetëm për dy ngarkesat e identifikuara rezulton se në Shqipëri do të rikthehet një sasi në minimum prej rreth 1600 ton mbetjesh toksike, të patrajtuara dhe të papërpunuara, që rrezikojnë të kanosin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe pa dyshim sigurinë kombëtare.” – thuhet në kërkesën e dorëzuar nga grupi parlamentar i PD.