Tajvani është përfshirë nga një skandal madhor dhe zemërim publik pasi një investigim i BBC zbuloi se edukatorët e një kopështi fëmijësh në Taipei drogonin fëmijët për t’i qetësuar dhe mbajtur në gjumë. Policia ka hetuar për javë të tëra dhe thotë se nuk është e qartë pse fëmijëve u janë dhënë qetësuesit, por ky skandal ka shkaktuar protesta jashtë ndërtesave qeveritare. Qindra prindër e njerëz iu bashkuan protestës dhe i bënin thirrje policisë që hetimi i çështjes të bëhej transparente edhe për publikun.