Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Vlorës, ku disa punonjës policie janë përfshirë në një sherr masiv me disa të rinj. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares ku të rinjtë që jepnin skuterë me qira dhe efektivët kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin, duke lënë të habitur dhe turistët që ende shëtisnin në rrugët e qytetit.