Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po lufton me forcë emigrantët e paligjshëm, një skandal që përfshin sigurinë e tyre është bërë me dije së fundmi. Një zyrtar i Forcave Kufitare është dënuar, pasi ishte emigrant i paligjshëm. Ai u arrestua me dyshimin për shkelje të imigracionit ndërsa punonte për agjencinë e Drejtorisë së Policisë Kufitare, përgjegjëse për sigurimin e perimetrit të vendit.