Gjermania është përfshirë në një skandal pas dyshimit se disa gra janë përdhunuar nën efektin e drogës, gjatë një feste verore të partisë SPD, në të cilën ishte I pranishëm edhe kancelari Scholz. Ngjarja ka ndodhur në Berlin gjatë festë, me mëshumë se 1000 pjesëmarrës. Sipas medieve gjermane, disa grave u është dhënë në pije ‘KO drops’një drogë e lëngshme pa shije që përzihet lehtësisht me pije dhe që jep një sërë efektesh të padëshirueshme, nga humbja e kujtesës, afatshkurtër deri në të fikët.