Një skandal ka ndodhur së fundmi në Maqedoninë e Veriut ku ministrja e arsimit, Vesna Janevska tentoi të detyrojë shqiptarët që të hedhin poshtë gjuhën shqipe e të flasin atë maqedonase. Incidenti ka ndodhur në universitetin e Tetovës, gjatë një diskutimi ku po flitej për propozimet e ndryshimit të ligjit të arsimit të lartë. Vesna Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nuk kuptonte gjuhën shqipe. Në momentin kur u është kërkuar që të mos komunikonin shqip, gazetarët kanë replikuar me ministren duke i thënë se në të tilla raste ajo duhej të kishte marrë përkthyes me vete. Janveska është kundërpërgjigjur duke thënë se gjuha zyrtare në maqedoninë e veriut është gjuha maqedonase e ndaj të gjithë janë të detyruar ta flasin këtë gjuhë.