Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një efektiv policie dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një vajzë të mitur. Artur Ago, efektiv i Policisë së Shtetit është vënë nën hetim pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale. Pas kësaj Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet, ku ka rezultuar se ngjarja lidhet me disa video me përmbajtje intime, që kanë përfunduar në duart e disa të rinjve, shokë të vajzës së mitur.