Harta e re gjyqësore, veç përqëndrimit të gjykatave të Apelit në Tiranë imponon edhe riorganizimin e prokurorisë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke nisur prej 1 shkurtit janë shkrirë gjykatat e apelit administrative e penal nëpër rrethe dhe janë bashkuar në një të vetme me seli në kryeqytet. Për t’iu përshtatur hartës së re, edhe prokuroritë e apeleve të rretheve shkrihen, duke u përqëndruar në vetëm një të tillë në Tiranë.