Komisariati nr.2 i Policisë ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirave publike në rrugët në komplekset dhe lagjet e banimit në qytetin e Tiranës. Aksioni ka nisur pas ankesave të qytetarëve që banojnë në lagjet me hapësira të ngjeshura urbanistike. Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka spostuar 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave dhe “21 Dhjetorit”.