Top News/ S’ka ndihma për Izraelin pa Ukrainën / SHBA, kongresi në kaos, rrëzohet projektligji
07/02/2024 12:07

Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të mërkurën, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë, pasi demokratët thanë se duan një projektligj ku do të përfshihej edhe ndihma për Ukrainën, financimi ndërkombëtar humanitar dhe ndihma e re financiare për sigurinë kufitare. Projektligji mori 250 vota në favor dhe 180 kundër, duke dështuar të kalojë për shkak se u hodh në votim me procedurë të përshpejtuar, gjë që kërkonte dy të tretat e shumicës për të kaluar. Ndihma për Izraelin – njërin prej vendeve të huaja që gëzon mbështetjen më të madhe amerikane – tradicionalisht ka marrë përkrahje të fuqishme dypartiake në Kongres. Por, shumë kundërshtarë e cilësuan legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve si dredhi politike nga republikanët për ta shpërqendruar vëmendjen nga kundërshtimi i tyre ndaj një projektligji prej 118 miliardë dollarëve, i cili përfshin një ndryshim të politikës amerikane për emigracionin dhe mbështetjen e re financiare për sigurinë kufitare, miliarda dollarë ndihmë emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët në rajonin Indo-Paqësor. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, kishte thënë se projektligji i Senatit mbërriti “i vdekur” në Dhomë, edhe para se të prezantohej. Liderët republikanë të Senatit nuk e prisnin që projektligji të merrte vota të mjaftueshme. Presidenti amerikan, demokrati Joe Biden, i cili e mbështet projektligjin e Senatit, ishte zotuar se do të përdorte veto ndaj projektligjit të republikanëve për ndihmë vetëm për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve. Anëtarët e Kongresit nuk po ia dalin prej disa muajsh që të gjejnë një mënyrë për të dërguar ndihma sigurie jashtë vendit, vecanërisht në Ukrainë. Bideni i ka dërguar dy herë kërkesa Kongresit për projektligje të shpenzimeve emergjente, së fundmi në tetor. Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët e kanë shumicën, e kaloi një projektligj për ndihma vetëm për Izraelin në nëntor, por ai projektligj nuk u dërgua kurrë në Senatin e udhëhequr nga demokratët, sepse negociatorët punuan në kërkesën e Bidenit për një pako më të gjerë për siguri emergjente dhe kërkesat republikane që secila ndihmë e sigurisë të kombinohet me ndryshime në politiken e emigracionit dhe sigurisë në kufi me Meksikën.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50