Pretendimet për një krisje të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe diplomates amerikane, Yuri Kim u hodhën poshtë nga sekretarja e Partisë Socialiste për marrëdhëniet me jashtë, Romina Kuko. E ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kuko u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit janë në ditët e tyre më të mira.