Partia Demokratike zyrtare nuk ka kandidat për kryetar bashkie në Kavajë. Megjithatë, kryetari i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim me strukturat partisë, në kuadër të fushatës elektorale. Në këto takime ai vijoi akuzuat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa kërkoi mbështetjen e demokratëve për kandidatët për anëtar të Këshillit Bashkiak në këtë qytet, të lënë pa kandidat për kryetar bashkie, e cilësoi Berishën si autor të një agresioni ndaj PD.