I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Facebook, reagoi për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke I cilësuar ato si shqetësuese. Lajcak shprehet se BE pret nga Kosova dhe Serbia që të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve.