Shefi ushtarak i grupit islamik të Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham, që rrëzoi regjimin e Assadit, tha të martën se ai do të shpërndante krahun e tij të armatosur dhe do të integrohej në forcat e armatosura të vendit. "Në çdo shtet, të gjitha njësitë ushtarake duhet të integrohen në forcat e armatosura të vendit," tha në një intervistë me AFP Murhaf Abu Qasra, i njohur me emrin e tij të luftës Abu Hassan al-Hamaëi, duke shtuar se "ne do të jemi, me dëshirën e Zotit, të parët që do të marrim nismënpër të shpërbërë krahun tonë të armatosur”.