Anija turistike “Sirena” ka ndaluar për të tretën herë në Portin e Durrësit, pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë. Mëngjesin e kësaj të enjteje 657 turistë mbërritën në Durrës me kroçerën “Sirena”, dhe sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane.