Një ditë pas takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në samitin e NATO-s në Vilnius, kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi promovimin e një "agjende të guximshme" në marrëdhëniet greko-turke me qëllimin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bazë dypalëshe, përkatësisht përcaktimin e kufirit, të shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.