UEFA do t’i garantojë një vend në Komitetin Ekzekutiv të saj, Sindikatës së Futbollistëve profesionistë, FIFPro. Është kjo një lëvizje që qeveria e futbollit evropian e bën me synimin që t’iu japë më shumë zë futbollistëve në lidhje me cështje të tilla si kalendari i ndeshjeve që është gjithnjë e më shumë i ngjeshur. Këtë të martë UEFA dhe FIFPro Europe bënë të ditur arritjen e një marrëveshjeje pune që sipas sindikatës do të forcojë zërin e futbollistëve në qeverisjen e futbollit evropian.