Të gjitha marrëveshjet e deritashme, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Prishtinë, në fund të vizitës së përbashkët me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.