Në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut në Kosovë janë shfaqur simbole të ushtrisë ruse që përdoren në luftën në Ukrainë. Shkronja “Z” është parë këtë javë në shumë ndërtesa publike dhe sheshe. Autoritet e Mitrovicës thonë se nuk dihet se cilët janë personat që kanë shkruar simbolet ruse. Në mbrëmjen e 3 prillit, një grup qytetarësh festuan fitoren e Aleksandër Vuçicit, duke vendosur simbolin ‘Z’ në makinat e tyre, e duke valëvitur flamuj partiak dhe atë rus.