Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 17 pasuri, mes tyre kompani private, në pronësi të tre shtetasve të akuzuar dhe proceduar për trafik droge në Itali dhe pastrim parash. Organi I akuzës bën me dije se hetimet për procedimin penal për veprën ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ nisën pas të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, pas dyshimeve se shtetasit nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre I përdornin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.