Policia e Shtetit ka bllokuar pesë varka artizanale në liqenin e Shkodrës, dhe dy Jet Ski, pasi rezulton se nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe nuk plotësonin kushtet për transporin e turistëve në det. Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridore për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.