Siguria kibernetike në prag të zgjedhjeve lokale është një nga elementet më të rëndësishme. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha gjatë konferencës me temë "Dimensionet Ndërsektoriale të Digjiitalizimit të Zgjedhjeve - Siguria Kibernetike dhe Sfidat e Saj", se në këto zgjedhje do të përdoret si identifikimi ashtu edhe votimi e numërimi elektronik, edhe pse ky i fundit i pjesshëm. Sipas tij ka një pikë që mund të ekspozojë sistemin përballë rrezikut te një sulmi kibernetik.