Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi këtë të martë ka pritur në një takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Lajmi u bë me dije nga vetë ministri, ku përmes një postimi në Facebook tregon detaje nga takimi me zyrtarin e lartë. Cuci shkruan se gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.