Një rrjet i strukturuar trafikimi emigrantësh me bazë në Spanjë ka rënë në kurthin e Europol dhe autoriteteve policore spanjolle në bashkëpunim me homologëve shqiptarë. Puna kërkimore dhe hetimet intensive për këtë grup daton që në vitin 2019. Pjesë e rrjetit të trafikantë ishin 50 shtetas të cilët falsifikonin dokumentet për të bërë të mundur kalimin e mbi 400 personave nga Ballkani Perëndimor drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkaura të Ameriëks. Në pikat kufitare si dhe në aeroporte u intesifikuan kontrollet dhe u sekuestruan më shumë se 1000 dokumente false të cilat përdoreshin nga emigrantët e jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.